1.4 milionë shqiptarë janë emigrantë

Shqipëria numëron 1.4 milionë emigrantë në të gjithë botën. Kjo shifër bëhet e ditur nga “People Movin”, e specializuar për emigrimin e popullsisë në të gjithë globin.
Pjesa më e madhe e emigrantëve jetojnë në dy vendet fqinje, Greqi dhe Itali. Greqia qëndron në krye me rreth 676 mijë emigrantë ndërsa në Italia jetojnë 522 qytetarë shqiptarë, raporton Shekulli.
Në Greqi shqiptarët përbëjnë pjesën më të madhe të emigrantëve ndërsa në Itali këtë pozicion e mbajnë rumunët.
Shtet të tjera ku ka prani të emigrantëve shqiptarë janë: Maqedonia me 91 mijë të tillë, SHBA-të me 83 mijë, Gjermania me 15.9 mijë, Kanadaja me 11.9 mijë, Turqia me 3 mijë, Franca po me 3 mijë dhe Australia me 2.6./Indeksonline/