Përkujtohet Zahir Pajaziti më shokë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, sot ka vënë kurora lulesh tek përmendorja e dëshmorëve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në 16-vjetorin e rënies së Heroit Zahir Pajaziti.
Ndërkohë, në orën 12 do të organizohet një Akademinë Përkujtimore, me rastin e shënimit të këtij përvjetorit. Akademia do të mbahet në Teatrin Kombëtar. /Indeksonline/