E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmeti godet Sarandën

Shqipëria jugore është lëkundur sot në mëngjes nga një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter. Specialisti në Institutin e Sizmologjisë Rrapo Ormeni, deklaroi sot në mëngjes në “A1 Report”, se epiqendra e tërmetit ka qenë në Greqi, disa kilometra larg Leskovikut.

“Rrjeti sizmologjik e regjistroi 08:15 lëkundjet e tërmetit, rreth 17 km në lindje të Leskovikut. Në epiqendër, në veri të Greqisë fuqia e lëkundjes së tërmetit ishte 6-7 ballë dhe janë ndjerë në Leskovik, Korçë, Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë, Vlorë, deri dhe në Elbasan,” deklaroi specialisti Rrapo Ormeni.

Lëkundjet kanë zgjatur deri në 30 sekonda. Tërmeti është ndjerë 5 ballë në Leskovik e Korçë, 4-5 ballë në Gjirokastër, e Pogradec, 4 ballë në Sarandë e Tepelenë, dhe 3-4 ballë në Vlorë. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë deri në Elbasan. Për momentin nuk ka të dhëna për dëme materiale apo në njerëz. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›