E Diel, 1 Nëntor 2026

Vilhelm kërkon nga Serbia të mos bllokojë Kosovën në OKB

Ambasadori gjerman në Beograd, Hajnc Vilhelm ka deklaruar se dakordimi i Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në KB nuk është kusht që u është shtruar autoriteteve serbe.

“Natyrisht, kjo ka të bëjë për këtu dhe tani. Në fund megjithatë do të imponohet kërkesa e Prishtinës që ne e mbështesim – Serbia nuk duhet ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në KB”, ka thënë Vilhelm shkruan gazeta serbe “Politika”.

Ambasadori gjerman ka thënë se edhe Serbia në instancë të fundit nuk mund të bllokojë hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara, sepse nëse Kosova një ditë bën kërkesën e tillë për këtë me propozimin e Këshillit të Sigurimit vendos Asambleja e Përgjithshme e OKB-së./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›