Kurti: Ata që nuk e kushtëzojnë Serbinë nuk mund të imponojnë tema

( E plotësuar) Lideri i VV-së, Albin Kurti ka thënë se ata që nuk e kushtëzojnë Serbinë në dialogë, nuk mund të imponojnë tema në dialogë. Sipas Kurit, disa nga shtetet e BE-së veç i kanë vënë kushte Serbisë, kurse sipas tij, Qeveria Thaçi është e pa aftë ta bëjë këtë. “Njihet katër pikshi i Gjermanisë që i’a ka qitë si kusht Serbisë, këtë e kanë bërë edhe disa shtete tjera. Ne, në këtë dialog nuk ia kemi venë as një kusht Serbisë. Korniza e dialogut nuk përcaktohet në dialog. Formalisht dialogu i paraprin marrëveshjes. Ata që nuk e kushtëzojnë Serbinë nuk mund të imponojnë tema në dialog”, tha Kurti.
Sipas tij. iluzioni që në këtë dialog mund të imponohet Lugina e Preshevës është i dëmshëm. Kurti, ka kritikuar edhe partitë opozitare që po marrin pjesë në takimet e kryeministrit Thaçi, kur ai po i thërret ne takim për t’i informuar për dialogun më Serbinë. “Opozitarët nuk duhet të shkojnë në biseda informative me Thaçin. Pas këtyre takimeve, Thaçi ne fund po lëshon një komunikata ku thuhet se, opozita është e kënaqur me raportimin”.
Pos tjerash, Kurti ka thënë se kjo qeveri ka shkelur vazhdimisht rezolutën e 18 tetorit, si dhe premtimet se nuk do të diskutohet për rregullimet e brendshme të Kosovës.
....................................
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u ka thënë deputetëve të Kuvendit të Kosovës se me marrëveshjen për doganat të arritur në Bruksel do të ndalen parregullsitë dhe kontrabanda në veriun e vendit.
“Me këtë marrëveshje, në fushën tregtare është bërë normalizimi i i marrëdhënieve në mes të dy shteteve, ndërkohë në fushën politike, Serbia njohu shtetin e Kosovës në fushën e doganave”, tha Thaçi.
Ndërkohë, Vjosa Osmani nga LDK ka thënë se paraqitja e kryeministrit në Kuvend nuk është raportim, por informim, dhe kjo sipas saj është e pa pranueshme.
Osmani tha se, implementimi i marrëveshjeve me Serbinë, pa një ratifikim nga Kuvendi, është antikushtetues.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjini ka kërkuar që kryeministri Thaçi të raportoi në Kuvend para takimeve në Bruksel dhe që Kuvendi të jetë i informuar lidhur me temat që parashihen të diskutohen.
Ndërkohë Gjini ka mbështetur dialogun që po zhvillohet në Bruksel, sepse sipas AAK-së nuk cënohet kushtetueshmëria e shtetit të Kosovës.
........
Qeveria e Kosovës do t’i mbuloj shpenzimet për avokatët të cilët janë të angazhuar në mbrojtje të të akuzuarve për krime lufte, ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi .
Kuçi ka thënë se edhe avokatëve të huaj duhet t’u mundësohet veprimtaria në Kosovë.
....
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Teuta Haxhiu dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri kanë kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mbrojë 23 hektarë tokë që i janë dhënë Manastirit të Deçanit.
Sipas Ymerit pas 5 vjetësh të pavarësisë Kosova ende po varet nga vendimet e Millosheviqit.
“Ku është tash kryeministri të na tregoj se sa të pavarur jemi me këtë EULEX që udhëheqë me drejtësinë në Kosovë”, tha Ymeri.
Ymeri ka kërkuar që Kuvendi të mbajë edhe një debat në të cilin do të diskutohej kjo çështje, për të cilën po protesotojnë edhe banorët e Deçanit./Indeksonline/
....
Deputetja Kimete Bajrami në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, ka kritikuar deputetët PDK-së.
Ajo ka është ndalur edhe tek gjuha e përdorur nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci .
Bajrami tha se Grabovci duhet ta dijë se kur i shanë deputetët ai shanë popullin.
“Ai do të ndëshkohet nga qytetarët e Kosovës, natyrisht me votë”, ka thënë Bajrami.
....
Deputeti Jeton Svirca nga radhët e Partisë së Drejtësisë ka reaguar pas largimit nga shkolla të nxënëses Njomza Jasharit për shkak të mbulesës.
Sipas tij,ky nuk është rasti i parë i largimit të nxënëve nga shkolla për shkak të mbulesës islame.
“Prjashtimi nga shkolla e këtyre vajzave është në kundërshtim me të drejtat ligjore dhe kushtetuese” , tha Svirca.
.....
Kryeministri Hashim Thaçi do të informojë sot në Kuvendin e Kosovës për takimin e katërt me kryeministrin e Republikës së Serbisë, Ivica Daçiqin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Kryeministri Hashim Thaçi, dje e njoftoi presidenten Jahjaga për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Gjithashtu ai i ka informuar edhe liderët e partive politike.