"14 shtatori", dita e verdiktit për Mediun
Kërkesa e Fatmir Mediut, ish-ministër i Mbrojtjes, që të ndiqet penalisht kryesuesi i hetimeve për Gërdecin, Sokol Stojani, është shtyrë dje në Gjykatën e Tiranë për në datën 14 shtator, në përvjetorin e 11-të të trazirave të vitit 1998. Gjykata e Tiranës e ka parë të arsyeshme ta shtyjë seancën megjithëse kërkuesi, në këtë rast Mediu, nuk ishte prezent. Në gjykatë nuk kishte mbërritur asnjë shkresë, si nga kreu i PR-së dhe nga avokatët e tij, për shtyrjen e gjyqit, ndërsa trupa gjyqësore ka diskutuar për disa minuta rreth fatit të kësaj kërkese. Si rregull, nëse paditësi nuk paraqitet pa justifikuar mungesën, atëherë çështja gjyqësore pushohet. Por dje, gjyqtarët e çështjes vendosën që të shtyjnë procesin duke marrë në konsideratë letrën e Mediut të dërguar në një seancë më parë. Nëpërmjet një shkrese, ish-ministri i Mbrojtjes, i marrë i pandehur nga prokuroria për shpërthimin e 15 marsit në vitin 2008 në Gërdec, i kërkonte gjykatës që të shtynte procesin, pasi ishte sëmurë dhe do të shkonte në Greqi për ekzaminime mjekësore. Gjyqtari i çështjes i pranoi "justifikimet" e kreut të PR-së dhe e shtyu seancën ditën e djeshme. Por edhe dje, gjyqtari ka nxjerrë nga arkivi letrën e javës së kaluar dhe ka vendosur se ky justifikim është i vlefshëm që çështja të shtyhet në muajin shtator. Ish-ministri i Mbrojtjes i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës që të zhvlerësojë një vendim të prokurorisë së kryeqytetit, e cila nuk ka filluar një hetim ndaj kryehetuesit të dosjes "Gërdeci", Sokol Stojani. Ai kërkon shfuqizimin e vendimit të datës 21 prill 2009, të prokurorit Genti Xholi dhe Genci Qana për mosregjistrimin e procedimit penal në bazë të padisë së bërë nga ish-ministri Fatmir Mediu. Sipas kërkesës që Fatmir Mediu ka dorëzuar në gjykatë, thuhet se në padinë e tij ai kishte dhënë prova të qarta për ndjekjen penale të Sokol Stojanit, i cili në mënyrë tendencioze dhe për të ulur figurën e tij, kishte dërguar mesazhe telefonike në një emision televiziv ku Mediu ishte i ftuar. Sipas Mediut, këto prova të paraqitura nga ai nuk janë analizuar fare dhe prokurorët vendosën rrëzimin e padisë dhe mosnisjen e hetimeve për të paditurin. Kërkesën e tij, Mediu e ka bazuar në nenin 291/2 të Kodit të Procedurës Penale.
Krahas çështjes së mësipërme që është shtyrë në datën 14 shtator, Mediut i duhet të shkojë në të njëjtën datë në dy seanca gjyqësore. Në javën e dytë të shtatorit Gjykata e Lartë ka vendosur ditën e seancës gjyqësore me të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Çështja u shty, pasi avokatët, në pamundësi për të qenë në sallën e gjyqit, njoftuan Gjykatën e Lartë me faks se janë bllokuar në qytetin e Kukësit, për shkak të angazhimeve dhe për një arsye tjetër që lidhet me bllokimin e tunelit të Kalimashit. Pas leximit të faksit nga gjykata, reagoi prokuroria, e cila e quajti qesharake pretendimin e mbrojtjes. Sipas prokurorit Arben Dollapi, tuneli, me vendim të Këshillit të Ministrave mbyllet në orën 11:00, ndërkohë që avokatët duhej të kishin mbërritur për gjyq. Të ndodhur në këto kushte, gjykata caktoi datën 14 shtator si ditë për seancën e radhës. Rezulton se procesi i "14 shtatorit" nuk mund të realizohet, pasi në këtë datë, kryetari i Partisë Republikane ka përfituar një mandat deputeti në Parlament, pasi emri i tij figuron fitues në Qarkun e Tiranës. Sipas procedurës, gjykata dhe prokuroria duhet të marrin sërish leje në Parlament për të hetuar dhe gjykuar një deputet. Në këtë rast duhet të rifillonin të gjitha kërkesat e prokurorisë dhe Kuvendi të votonte për heqjen ose jo të imunitetit. E gjithë "loja" e avokatëve mbrojtës mund të sjellë një pushim të të gjitha akuzave ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.