E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, sulm ambientalistëve. Miraton dhe 4 fabrika çimentoje

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Kryeministri Sali Berisha, në cilësinë e kryetarit të KRRTRSH-së, miratoi dje lejen për ndërtimin e katër fabrikave në zonat mes Fushë-Krujës dhe Shkodrës. Këto projekte u bashkëngjiten dhe tri fabrikave të tjera, të ngritura më parë, duke e cilësuar zonën e veriut si treg të sigurt për ndërtuesit që kërkojnë çimento. Në mbledhjen e djeshme, u miratuan 21 projekte, kryesisht për plane urbanistike të vogla, si dhe studime për zona turistike. Edhe pse nuk kishte asnjë vendim për TEC-in me qymyr në Durrës, Berisha gjeti rastin të sulmonte opozitën për kritikat që ka lëshuar në drejtim të projektit. Vlera në total e projekteve për fabrikat e çimentos kap shifrën e 1 miliard eurove. Përveç kësaj të dhëne, nuk u bë asgjë publike rreth këtyre projekteve, të cilat vendosin në rrezik kufirin e lejuar nga Komisioni Europian për ndotjen në mjedis. Kryeministri e preku këtë çështje duke garantuar se nuk do të ketë asnjë veprim me ngritjen e fabrikave pa marrë më parë studimin mbi efektin e tyre dhe të ardhurave që krijohen.

Vendimet

Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH), miratoi dje, ndër të tjera, tri studime urbanistike dhe një shesh ndërtimi për ngritjen e fabrikave të çimentos. Dy i përkasin Qarkut të Lezhës, një në Shkodër dhe të tjetra pranë Fushë-Krujës. Duke iu referuar impianteve të tjera, në Shqipëri janë të paktën 8 fabrika që prodhojnë çimento. Një kapacitet i tillë jep shanse për të eksportuar, pasi tregu vendas është i ngopur me ofertën aktuale. Çështja që shtrohet nga ekspertët e mjedisit ka të bëjë me nevojën kaq të madhe për të ndërtuar disa fabrika, të cilat jo vetëm reduktojnë kurorat e gjelbra, nga ku do të gërmohet për të nxjerrë gurë gëlqerorë, por edhe ndotin ambientin. Tjetër fakt shqetësues ka të bëjë me transparencën e munguar për projektet e miratuara dje. Përveç vendndodhjes, KRRTRSH nuk ka publikuar asnjë të dhënë për katër projektet, të tipit si sipërfaqja e tokës, investitori, numri i punonjësve, kapaciteti i prodhimit etj.

Nevoja

Qëllimi për ndërtimin e fabrikave, sipas Berishës, është fakti se, Shqipëria ka nevoja të mëdha për çimento dhe materiale ndërtimi. "Një infrastrukturë e tërë është për t‘u ndërtuar, janë për t‘u ndërtuar edhe qindra hidrocentrale, vepra të shumta vaditjeje, mijëra kilometra rrugë dhe vepra arti në çdo kilometër. Në këtë kontekst, nevojat e vendit për çimento janë shumë të mëdha", tha kreu i KRRTRSH-së. Nisur nga kjo, Berisha ftoi të tjerë investitorë që të paraqesin pranë qeverisë projekte të tilla. Edhe një herë, Kryeministri garantoi mbrojtjen e mjedisit, duke theksuar se, kushti për ndërtimin e fabrikave dhe për kapacitetet e tyre do të përcaktohet nga rezultati i studimit të efektit kumulativ të saj.

Vendimet e djeshme

1- Shesh dhe leje ndërtimi për fabrikë çimento, në qarkun e Lezhës

2- Studim urbanistik dhe shesh i ndërtimit të HEC-ve Rrapun 1 dhe Rrapun 2, qarku Elbasan

3- Stadium urbanistik dhe shesh ndërtimi për objektin "Fabrika e Çimentos - Drojë", Mamurras

4- Studim urbanistik dhe shesh ndërtimi për fabrikë çimentoje, qarku Shkodër

5- Studim urbanistik dhe shesh ndërtimi për objektin "Kompleks industrial për prodhimin e çimentos dhe tullave të lehtësuara në Fushë-Krujë dhe Nikël"

6- Studim urbanistik pjesor dhe sheshi i ndërtimit të objektit "Kompleks sportiv", në qarkun Durrës

7- Plani i përgjithshëm rregullues Voskopojë.

8- Detyra e projektimit për Planin e Përgjithshëm Rregullues të qytetit të Cërrikut

9- Detyra e projektimit për Planin e Përgjithshëm Rregullues të qytetit të Përrenjasit.

10- Detyra e projektimit për studimin urbanistik pjesor të kodrës "Krasta e Madhe", Elbasan

11- Detyra e projektimit për hartimin e planit të përgjithshëm rregullues të bashkisë Gramsh

12- Detyra e projektimit për planin e përgjithshëm rregullues të qytetit të Librazhdit

13- Detyra e projektimit për planin e përgjithshëm rregullues të qytetit të Belshit

14- Detyra e projektimit për studimin urbanistik të komunës Bushat në qarkun e Shkodrës. Studimi urbanistik i qendrës së komunës Bushat, zonës industriale gjatë autostradës Tiranë-Shkodër dhe rrugës kryqëzimi Vau i Dejës-Mjedë, si dhe vijat kufizuese të 14 fshatrave të kësaj komune

15- Detyra e projektimit për hartimin e studimit rajonal dhe mjedisor të rajonit që përfshin bashkinë Vorë, komunën Prezë dhe komunën Bërxull

16- Masterplani i bashkisë Vorë, detyra e projektimit për planin e përgjithshëm rregullues të bashkisë Vorë, plani rregullues i bashkisë Vorë

17- Studimi urbanistik përgjatë rrugës së Rinasit, me sipërfaqe të përgjithshme 234.40 ha

18- Studim urbanistik i zonës turistike të Gjirit të Lalzit

19- Studim urbanistik pjesor në territorin me sipërfaqe 74.3 ha, në jugperëndim të Liqenit të Farkës (pjesë e studimit Rajonal Mjedisor)

20- Leje për shesh ndërtimi për objektin "Zonë Shërbimesh" (pikë karburanti, zyra, hotel, godinë polifunksionale, etj), me sipërfaqe 1.4 ha, brenda studimit përgjatë rrugës së Rinasit

21- Leje sheshi dhe leje ndërtimi për "Godinë 4 kate", në zbatim të studimit pjesor

TEC-i me qymyr në Durrës

Kryeministri sulmon ambientalistët

Përplasja e radhës mes qeverisë dhe opozitës është TEC-i me qymyr që do të ndërtohet në Durrës, ku palët kanë paraqitur alternativat pro dhe kundër. Kryeministri Berisha ka reaguar dje gjatë mbledhjes së KRRTRSH-së, ndaj akuzave të lëshuara nga lideri i PS-së, Edi Rama, për impaktin në mjedis të TEC-it. Kreu i qeverisë ka sulmuar edhe ambientalistët, duke i cilësuar si "gjoja antiglobalist, por që janë të lidhur me mafien". Projekti për ndërtimin e TEC-it me qymyr në Porto Romano të Durrësit, ka shkaktuar debate të forta që nga dita e parë kur u bë publik, para një viti. I konsideruar si projekt i italianëve të ENEL, kapaciteti i TEC-it mendohet të jetë rreth 800 MW. "Dua të denoncoj me forcën më të madhe anti-globalizmin si një transfigurim i doktrinës së vjetër marksiste-leniniste, e cila, fatkeqësisht, në Shqipëri është ngulitur dhe mishëruar në një grup të vogël eksponentësh të së majtës shqiptare, të cilët nuk mbrojnë aspak interesa të majta, por mbrojnë kryekëput interesa të mafies", tha Berisha, duke shtuar se nuk ka ndërmend të pranojë kërkesat e këtij grupimi.

PS:

Nuk lejojmë TEC në Durrës

Partia Socialiste nuk do të pranojë ndërtimin e TEC-it me qymyr në Durrës. Kandidati për deputet në këtë qark, Blendi Klosi tha se, PS është kundër ndërtimit të këtij TEC-i pasi kjo mostër ekologjike e papranueshme nga asnjë vend europian mbyll rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, dëmton ekonominë e një komuniteti të tërë, helmon fëmijët si të demokratëve dhe socialistëve durrsak dhe bie ndesh me të gjitha standardet europiane. "Si deputet i qarkut të Durrësit, i them Sali Berishës se nuk do ta lejojmë të ndërtojë përbindëshin e qymyrit në Porto Romano, pavarësisht sesa miliona euro ka futur apo pret të fusë oborri kryeministror në arkën e fitimeve abuzive nga kjo vepër e turpshme dhe pavarësisht sesa kohe do rrijë Sali Berisha në karrigen ku e mban "krushqia e tij e re" me Ilir Metën", tha ai.

Reagimi

PD mbron TEC-in me qymyr

Partia Demokratike mbron projektin për ndërtimin e TEC-it me qymyr. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, bëri me dije dje se "Edi Rama sërish për të maskuar humbjen pa u skuqur u deklaroi shqiptarëve se TEC-et me qymyr janë të ndaluara dhe nuk ndërtohen në Europë, ndërkohë që në Gjermani janë në ndërtim tri të tilla, në Itali dy, Holanda, Polonia dhe një sërë vendesh të tjera po i ndërtojnë ato". Zëdhënësja Mëhilli e cilësoi të pavend sulmin që kampi socialist po i bën familjes së Kryeministrit. "PD i thotë Ramës se sulmet e tua të përditshme familjare tregojnë vetëm konceptin dhe moralin tënd familjar". Ndërsa për sa i përket Parkut Energjetik të Porto Romanos,


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›