Rexhepi nuk tërhiqet nga deklaratat e tij për EULEX-in

Bajram Rexhepi nuk tërhiqet nga deklaratat e tij të mëparshme për EULEX-in.
Pak kohë pasi ka zhvilluar një takim me zv/shefin e EULEX-it, Andy Sparkes, ai u ka thënë shkurt gazetarëve se nuk tërheq asnjë pikë dhe asnjë presje nga ajo që ka thënë për këtë mision.
Ndërkohë qëndrime të ngjashme po mban edhe zv/kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi I cili ka theksuar se EULEX-i nuk ka punuar në Kosovë.