Zbulohen gjurmët e një afresku të Leonardo da Vinçit
FIRENCE - Ekspertët njoftuan sot se mendojnë se kanë gjetur gjurmë të një afresku të papërfunduar, të cilët ia atribuojnë gjeniut italian të Rilindjes, Leonardo da Vinci, në një konferencë shtypi në Firence.
Këto gjurmë janë gjetur me ndihmën e mikrokamerave që kalonin nëpërmjet një afresku të Giorgio Vasarit dhe që dekoronte një prej sallave kryesore të Pallatit Vecchio, selia e Bashkisë, në Firence.
Ekspertët gjetën gjurmë të një pikture të zezë i së njëjtës natyrë të përdorur për veprën Mona Liza e njohur si ''La Gioconda''.
"Këto të dhëna janë shumë inkurajuese. Edhe pse ne jemi në fazën paraprake të kërkimeve dhe ka ende shumë punë për të bërë për zgjidhjen e këtij misteri, provat na sugjerojnë se ne po kërkojmë në vendin e duhur'', deklaroi profesori i historisë së artit, Maurizio Seracini.
Gjurmët e veprës"Beteja e Angiarit", afresk i viteve 1505 që tregon për tmerret e luftës dhe kolorësit e gjakosur që Leonardo nuk pati kohë ta përfundonte, kishin humbur rreth fundit të shekullit të 16-të, por ajo u bë e njohur sepse artistë si Rubens patën kohën e mjaftueshme për t'u frymëzuar dhe për ta riprodhuar.
(er.nu/BalkanWeb)