Familjarët e viktimave: Drejtësia dështoi, nuk zbuloi kush vrau në Gërdec
TIRANË-Familjarët e 26 viktimave të shpërthimit në Gërdec kanë reguar ashper ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës për 29 të pandehurit.
Pas rrëzimit të akuzës për vrasje ndaj cdo të pandehuri, vendim i dhënë sot nga gjykata, për familjarët kjo ditë ishte e ngjashme nga dhimbja njësoj si dita e tragjedisë.
Sipas tyre, edhe pse Gjykatës iu desh mbi 3 vjet të gjykonte cështjen, sot nuk zbuloi se kush i vrau 26 personat në Gërdec.
"Deklaratë e familjarëve të Gërdecit
Familjarët e viktimave të shpërthimit Gërdec sot në datë 12 mars 2012, megjithë dhënien e një vendimi nga gjykata e Tiranës, ende pyesin se kush i vrau të dashurit e tyre. Sot pas 4 vitesh seancash maratonë të sistemit të drejtësisë, më në fund është zbuluar se kush dëmtoi muret rrethuese të shtëpive, se cili shkaktoi dëm me anë të vjedhjes së municioneve, se cili falsifikoi dokument-at nga një zyrë e shtetit tek tjetra, por ngeli ende enigmë se cili vrau 26 veta nga të dashurit tanë.
Dhënia e vendimit shkaktoi tek ne si të dëmtuar drejtpërdrejtë nga shpërthimi, dhimbje të njëjtë me atë të vetë ngjarjes.
Në u përballëm me vrasje në masë dhe si e tillë duhet të ishte gjykim në masë ndaj këtij krimi që na u shkaktua. Autorët e krimit ose nuk u gjykuan, si në rastin e Fatmir Mediut, ose nuk u dënuan për krimin kryesor, atij të vrasjes së 26 personave të pafajshëm. Ne kemi 4 vite që zgjohemi pa të dashurit tanë, por që nesër jemi të bindur se po zgjohemi të gjithë si shqiptar pa institucione shtetërore. Ky krim i shëmtuar i përket të gjithëve.
Sot gjithkush mund të vrasë për shkak të fitimeve të veta dhe precedenti tregon se nuk do të dënohet në masën e duhur. Eksperienca nga ky vendim tregoi se “jeta” për institucionet është e pavlerë, kur bëhet fjalë për njerëzit e thjeshtë.
Me këtë vendim, drejtësia nuk ishte vetëm e vonuar por në njëjtën kohë dhe e dështuar".
(d.b/BalkanWeb)