E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parkimi nëntokësor, Basha: Do t’i japë fund trafikut të rënduar

TIRANE - Parkimi nëntokësor, që së shpejti do të ndërtohet në sheshin "Italia", është konceptuar me 4-5 kate, me një sipërfaqe prej 9 mijë m2, për një mijë automjete.

"Është një investim me vlerë 1.6 miliardë lekësh, ose 12- 13 milionë euro, realizimi i të cilit do të tërheqë pas vetes shumë miliona euro dhe do të hapë mijra vende pune për qytetin gjatë dhe pas ndërtimit”, u shpreh Kryebashkiaku Lulzim Basha, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin me koncesion të këtij parkimi nëntokësor, me kompaninë kombëtare "Gener 2”.

Pakimi nëntokësor, sipas Bashës, do t’i japë fund trafikut të rënduar dhe do të ulë ndotjen e ambientit.
"Në strategjinë afatgjatë të bashkisë ndërtimi i parkimeve të përshtashme është një nga instrumentat kryesore, si për lehtësimin e trafikut, uljen e kostos së lëvizshmërisë, ajrin që thithim.

Bashkia e Tiranës është në proces të finalizimit të Planit Urbanistik dhe paralelisht po ecën me projektimet e investimeve strategjike, si zgjatimi i Bulevardit, rehabilitmi i lumit, parqet e reja, ndërtimi i treminalit, por të gjitha këto, vuri në dukje Basha, "do të ishin të pa plota pa një mozaik të përshtatshëm për parkimet dhe pa një politikë të kjdesshme të parkimeve anash rrugëve të qytetit".

Në dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli Bashkiak miratoi vendimin për "Miratimin e termave kryesorë të kontratës konçesionare për parkimin nëntokësor në sheshin "Italia", Tiranë". Ndërtimi i parkimeve nëntokësore ka qenë një projekt i kahershëm i Bashkisë së Tiranës, ku veç projektit te sheshi "Italia" është edhe ai te parku "Rinia". Tenderi për këto projekte është zhvilluar në 20 prill të vitit 2009. "Gener 2" sh.p.k u shpall firma fituese e projektit tek sheshi "Italia", pranë stadiumit "Qemal Stafa".

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›