140 filma në ZAGREBDOX

Përveç rreth njëzet filmave kroat që do të shfaqen në të gjitha programet e festivalit, sivjet ZagrebDox do të shfaqë edhe një retrospektivë të filmave dokumentarë kroat të periudhës së luftës, të xhiruar ndërmjet viteve 1991 dhe 1995.
Edicioni i shtatë i ZagrebDox, që konsiderohet të jetë festivali më i madh i filmit dokumentar në rajon, do të mbahet nga 27 shkurti deri më 6 mars, në MoviePlex dhe në Qendrën Kapitaol, në Zagreb.
Publiku kroat gjatë tetët ditëve të festivalit nëpër pëlhurat e kinemave dop të ketë rastin të shoh më shumë se 140 filma aktual dokumentarë të prodhuar në botë.
Në konkurrencën ndërkombëtare marrin pjesë 29 filma, në atë rajonale 24 përderisa në garën për shpërblimin kryesor të festivalit, Vulën e Artë, do të garojnë 53 filma dokumentarë.
Vula e Vogël do t’i ndahet autorit-es me moshë deri në 30 vjeç, ndërsa Movies That Matter filmit që në mënyrën më të mirë e trajton çështjen e të drejtave të njeriut. Shpërblimin për filmin më të mirë sipas publikut, për herë të parë me radhë, do ta ndajë sponsori i përgjithshëm T-Telekomi i Kroacisë.