Filmi turk akuzohet për anti-semitizëm

Nga Express më 01 shkurt 2011 në ora 13:52
Një film aksion turk, që filloi të shfaqet javën e kaluar, ka ngjallur komente kontroverse, duke shkaktuar kështu shtyrjen e shfaqjes së tij nëpër kinematë gjermane. Kjo, ngase filmi akuzohet të jetë inspiruar me anti-semitizëm.
Filmi ‘Lugina e Ujqërve: Palestina’ rrëfen për një ekip komandosh turk, të cilët shkojnë në Izrael për të vrarë shefin ushtarak që ishte përgjegjës për sulmin dhe bastisjen e anijes turke ‘Mavi Marmara’ që po bartte ndihma për Rripin e Gazës- një ngjarje kjo që ndodhi në maj të vitit 2010.
Filmi ‘Valley of the Wolves: Palestine’ është ndër filmat më të shtrenjtë turk të bërë ndonjëherë.
Ndryshe, premiera e tij në Turqi është dhënë në ditën ndërkombëtare të kujtimit të Holokaustit.