E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes kompozitori i ‘James Bondit’

Nga Express më 01 shkurt 2011 në ora 13:59

Kompozitori anglez, John Barry, i njohur për muzikën e tij për filmat ‘I Lindur i Lirë’, ‘Kauboji i Mesnatës’ , ‘Vallëzimi me Ujqër’, dhe i filmave të serialit për agjentin e famshëm James Bond, ka vdekur të dielën, nga infarkti, në moshën 77-vjeçare.

John Barry Pendergrast u lind në York, të Anglisë, në vitin 1933, ndërkohë që u bë i famshëm si udhëheqës i grupit muzikor Berry Seven.

Ai bëri muzikën dhe aranzhmanet për temat e 11 filmave të serialit për James Bond, përfshirë këtu hitet si ‘Goldfinder’ dhe ‘Diamonds Are For Ever’. Gjatë karrierës ka fituar pesë shpërblime Oscar, njëherë shpërblimin BAFTA (në vitin 2005), si dhe shpërblimin OBE, gjegjësisht Urdhrin e Britanik të Ekselencës (199), për kontributin e dhënë zhvillimit dhe popullarizimit të muzikës.

Muzika e tij u njoh edhe nga publiku i ri, kur në vitin 1998 Robbie Williams muzikën e filmit ‘You Only Live Twice’ e bëri pjesë të albumit të tij Millennium. Ndër veprat e tij të reja ishte muzika për trilerin Enigma’ (2001).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›