E Shtunë, 31 Tetor 2026

140 vjetori i lindjes, përkujtohet At Gjergj Fishta

LEZHË- Përkujtohet në fshatin Fishtë të rrethit të Lezhës 140 vjetori i lindjes së poetit dhe atdhetarit At Gjergj Fishta.

Përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor kanë qenë të pranishëm në aktivitetin e organizuar në kuadër të kësaj dite, në qendër të të cilit ka qenë pikërisht tema e unitetit kombëtar, e trumbetuar në veprën e poetit.

Zevëndesministrja e Turizmit Suzana Turku, ka theksuar se pavarësisht censurës në periudhen e komunizmit, vepra e Fishtës ka arritur të përhapet në mbarë vendin, duke arritur kulmin e saj pas viteve 90.

Nga vendlindja e Fishtës, është përcuar mesazhi për bashkim pa ndasi politike dhe fetare, një mesazh qëndror në veprat e poetit.. At Gjergj Fishta, i njohur ndryshe si Homeri Shqiptar, është e para figurë e vendit tonë që u kandidua me cmimin “Nobel”.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›