E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX: Barrikadat të hiqen nga ata që i ngritën

PRISHTINE- Zgjidhja më e mirë do të ishte që ata që kanë ngritur barrikadat, t’i heqin, që njerëzit të mund të kryejnë pa probleme aktivitetet e tyre ditore, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it, Kai Mueller-Berner.

Ai megjithatë nuk jep përgjigje në pyetjen se cila është zgjidhje më e mundshme për EULEX-in: përdorimi i dhunës apo gjetje e zgjidhjes politike.

Mueller-Berner në një intervistë për “Blic” thotë se EULEX-i nuk heq dorë nga implementimi i marrëveshjeve në Bruksel, që nënkuptojnë instalimin e një sistemi unik doganor, transmeton shkrimin Telegrafi.

“EULEX-i, bashkë me KFOR-in, punon në vendosjen e lirisë së qarkullimit në veriun e Kosovës... Barrikadat nuk kanë kurrfarë kuptimi. Ato të gjithëve ua kufizojnë lirinë e qarkullimit, ndërsa bashkësia lokale është ajo që më së shumti i vuan pasojat. EULEX fton të gjithë qytetarët që të jenë të qetë dhe të respektojnë sundimin e ligjit. Kjo është ajo çfarë presin të gjitha anëtaret e BE-së”, citohet të ketë thënë ai.
(m.a/kohaditore/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›