Borxhi grek, të mërkurën vendimet përfundimtare të BE
BRUKSEL- Të dielën në samitin e BE-së në Bruksel, u arrit konsensus për nje sërë cështjesh dhe u debatua mbi një paketë zgjidhjesh për stabilitetin e sistemit bankar dhe monetar në Bashkimin Evropian.
Disa komponentë të kësaj pakete të zgjidhjes tashmë janë të dukshme, si për shembull një falje e konsiderueshme e borxheve të Greqisë, por çështje të tjera si modalitetet e ndihmës për bankat, presin akoma një marrëveshje të përbashkët.
Bindjen se të mërkurën më 26 tetor do të dakordohet një "paketë totale" lidhur me zgjidhjen jetësore të borxhit grek, rikapitalizimin e bankave, forcimin e Fondit të Stablitetit Financiar, si dhe përforcimin e qeverisjes, theksoi edhe presidenti i Këshillit Europian, Herman van Rompuy.
Duke iu referuar punimeve të samitit të së dielës, Rompuy tha se u shënua "progres i kënaqshëm" në çështjen e rikapitalizimit të bankave, që pritet të finalizohet në një samit të ri të Bashkimit Europian, të mërkurën pasdite, para samitit të eurozonës.
Edhe Papandreu është shprehur optimist se një zgjidhje do të gjendet. «Ekziston vullneti të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për të gjitha ekonomitë evropiane dhe Greqinë, e cila do të lehtësojë grekët», theksoi kryeministri grek mbrëmë pas darkës së 17 krerëve të vendeve anëtare të Eurozonës, duke shtuar se negociatat vazhdojnë dhe Greqia është e pranishme në to.
«Asnjë problem nuk do të zgjidhet nëse Evropa nuk merr vendime serioze me dimension panevropian», tha Papandreu, duke theksuar se populli grek ka bërë një përpjekje të paparë kombëtare dhe kurrë asnjë qytetar i një vendit evropian nuk ka mbajtur një barrë të ngjashme, me përpjekjet e popullit grek, të cilat, siç tha ai, njihen nga të gjithë. Ne jemi një popull krenar dhe meritojmë respekt».
Papandreu theksoi se qëllimi i qeverisë së tij është për të arritur lehtësimin e barrës së borxhit të së kaluarës që bie mbi kurrizin e qytetarit grek. Në vazhdim tha se për të zgjidhur problemet e shumë dekadave, vendi po bën reforma dhe ndryshime strukturore, të cilat kërkojnë kohë për të dhënë rezultatet e duhura.
Kreu i qeverisë greke theksoi se filloi faza e parë e një negocimi të vështirë që do të japë përgjigje jo vetëm për krizën greke, por edhe për krizën në Evropë.
Papandreu shprehu besimin se BE-ja ka vullnetin për të krijuar kushtet për zhvillim dhe vende pune, për një ekonomi konkurruese dhe për një shoqëri me kohezion.
Edhe gjatë takimit me Komisionerin evropian z.Barroso Kryeministri z.Papandreu deklaroi se «mjet i fuqishëm i bisedimeve janë sakrificat e popullit grek», duke shtuar se «tani është ora e Evropës».
Mësohet se takimi mes Kryeministrit grek dhe kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Nicolas Sarkozy është zhvilluar në një atmosferë të mirë.
Nga ana e tij, lideri i opozitës Demokracia e Re, Antonis Samaras, nga samiti i Partisë Popullore Europiane në Bruksel, përsëriti qëndrimin e tij për nevojën e ristartimit të ekonomisë greke.
Sipas Samaras, qëndrueshmëria e borxhit grek, përveç çfarëdolloj "qethjeje", presupozon ritme të larta zhvillimi dhe teprica të mëdha primare, prandaj nevojitet ristartimi i ekonomisë, që "të futemi në një kurs zgjidhjeje jetësore të problemeve, gjithmonë në kuadër të eurozonës".
"Të dhënat e fundit tregojnë se Greqia ndodhet në recesion të thellë", tha Samaras. "Prandaj nevojitet që krahas përpjekjeve për përmirësimin e situatës financiare, të bëhen edhe veprimet e domosdoshme për ristartimin e ekonomisë greke, kusht i domosdoshëm për ruajtjen e kohezionit social", shtoi ai.
(e.m/BalkanWeb)