1400 viktima në Japoni, shpërthimet ende vijojnë

Rritet bilanci në veri lindjen e Japonisë ndërsa bëhet fjalë për 1400 viktima. Ky është një bilanci i fundit i policisë pasi tërmeti i fuqishëm me magnitudë 8.9 shkaktoi dhe cunamin.
Tashmë një tjetër shpërthim është dëgjuar në centralin bërthamor të Fukushimës.
Ende nuk janë të qarta përmasat e tragjedisë, ndërsa brenda impiantit mund të ketë edhe të vdekur. Cunami ka përshkuar të gjithë Paqësorin dhe më e keqja tashmë ka kaluar, megjithatë Agjencia lajmëron se në orët në vazhdim do të ketë erëra të forta që do të vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha përgjatë brigjeve të Paqësorit.