E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Pakistani të luftojë inflacionin

Fondi Monetar Ndërkombëtar u ka bërë thirrje autoriteteve në Pakistan të ndërmarrin masa për të ulur inflacionin dhe për të mbrojtur vendin nga kriza ekonomike.

Ekipi i FMN-së ka përfunduar misionin 10-ditor në Islamabad, ku ka vlerësuar kushtet për paketën e ndihmës prej 7.6 miliardë dollarësh.

Kreu i misionit, Adnan Mazarei, ka kërkuar të ndërmerren hapa fiskalë që do të rezultonin me reduktimin e inflacionit. Ai tha se një deficit më i ulët buxhetor do të ndihmonte Pakistanin të menaxhojë ndikimin e çmimeve të larta të naftës në ekonomi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›