E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthime në ndërtesat e reaktorit japonez Fukushima

Agjencitë e lajmeve njoftojnë për shpërthime në ndërtesat e reaktorit japonez Fukushima. Një numër punëtorësh janë plagosur. Pamjet televizive të televizionit japonez NHK të linin të kuptoje që pjesë të njërës nga katër ndërtesat e reaktorit u rrëzuan. Japonia i trembet një katastrofe nukleare pas tërmetit katastrofik.

Të premten, pas ndalimit së funksionuari të sistemeve të ftohjes në dy reaktorë atomike të energjisë është gjetur lëndë radioaktive në afërsi të impianteve. Një përfaqësues i autoritetit mbikqyrës të energjisë atomike ka pohuar se në një impiant të Fukushimës ka pasur rrjedhje. Më parë, në një pajisje kontrolli të reaktorit, ishte matur një vlerë radioaktiviteti mijëra herë më e lartë se vlera e lejuar.

Pas tërmetit shkatërrues, të premten sistemet e ftohjes nr. 1 dhe 2 Fukushima ishin dëmtuar. Reaktorët arritën të shuheshin automatikisht pas tërmetit, por sistemet e ftohjes nuk arritën të ulnin temperaturat, që ne një rast të tillë pësojnë rritje. Deri të shtunën nuk u arrit mënjanimi i defektit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›