Japoni, toka po çahet ende, shpërthimi rrezikon vendin

Ka shpërthyer një ndërtesë në kompleksin e reaktorëve bërthamorë në Fukushima në Japoni. Përhapja e elementëve radioaktive është rreziku më i ri që i kanoset vendit aziatik, pas tërmetit 8.9 ballë dhe tsunamit me dallgë 10 metra, që shkatërruan gjithçka. Sipas raportimeve të para, disa nga punëtorët janë plagosur. Ndërsa popullsia, ka rrezikun e madh të preket nga rrezatimet vdekjeprurëse. Rreth 45 mijë persona të zonës përreth zonës duhet të lënë banesat për shkak të sigurisë. Sipas televizionit japonez NHK, shpërthimi ka qënë aq i madhë sa është prekur mbulesa e një prej reaktorëve.
Muret dhe tavani janë shembur dhe për pasojë disa punëtorë janë plagosur. Autoritet kanë matur nivelin e radioaktivitetit në hyrje të impianitit në orën 15 e 29 me orën lokale dhe kanë pranuar se nëse njerëzit do të qëndronin në ato nivele të radioaktivitetit do të merrnin të njëtën sasi sa cmund të merrnin në periudhën kohore të një viti.
Banorëve iu është kërkuar që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi dhe të mos kenë kontakte me jashtë. Në reaktorin e parë të Fukushimas, nivelet e radioaktivitetit janë 1 mijë herë më të mëdha se normalja, ndaj kjo dëshmon rrezikun e madhe me të cilin po përballet Japonia. Ndërkohë që kompania Tepco ka lëshuar alarmin për një blac- out në kryeqytet, për shkak të dëmtimeve dhe se kjo mund të ndodhë në fund të kësaj dite.
Ndërkohë që numri i viktimave vazhdon të rritet. Më shumë se 1 mijë e 300 persona kanë mbetur të vdekur. Shifrat publikohen nga mediat japoneze, të cilat bëjnë me dije se bilanci mund të rritet për shkak të numrit të madh të personave që rezultojnë të zhdukur.
Nëj ditë pas tsunamit, zonat në Kesenuma janë plotësisht të shkatërruara dhe të mbuluara me inerte.
Banorët e Minami Souma, i cili është 130 km nga Tokio, janë gjithashtu ndër më të prekurit nga katastrofa. Mediat raportojnë se nën gërmallat e shtëpive të shkatërruara mund të dëgjohen thirrje për ndihmë të personave që kanë mbetur të bllokuar. Ndërkohë që disa aeroporte duke përfshirë edhe atë të Narita në Tokio janë mbyllur, ndërsa të gjithë portet nuk funksionojnë.