E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho refuzoi 25 milionë euro në vit nga Anzhi

Nga Express më 08 shtator 2011 në ora 12:50

“Jo, faleminderit”. Jose Mourinho nuk e përcjell Samuel Eto’on në Rusi.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, trajneri i Real Madridit ka refuzuar një kontratë të vlefshme 25 milionë euro në vit e ofruar nga presidenti i Anzhi Makhachkala, Suleiman Kerimov.

Në muajt e kaluar, strategu spanjoll kishte marr oferta edhe nga Besiktas dhe Manchester City të cilat po ashtu i refuzoi për të mbetur në Santiago Bernabeu.

Për pankinën e klubit rus është duke qarkulluar emri i holandezit Guss Hiddink, aktualisht selektor i Turqisë.

Sa i përket futbollistëve, pas transferimit të Eto’os nga Inter, Anzhi kërkon mesfushorin ofensiv të Arsenalit, Andrei Arshavin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›