E Diel, 1 Nëntor 2026

KFOR dhe EULEX aksion ne veri


Forcat e KFOR-it dhe EULEX-it kanë filluar sot herët në mëngjes një aksion të ri në veri të Kosoves. Aksioni ne Zubin Potok zhvillohet ne kuader te hetimeve per vrasjen e policit Enver Zymberi, më 26 korrik.

“Ne jemi duke vazhduar hetimet në rrugën ndërmjet Zubin Potokut dhe Zupce. Ky hetim “në vendin e ngjarjes” lidhet me vrasjen e pjesëtarit të policisë më 26 korrik”, ka thënë për Radio Kim, zëdhënësja i EULEX-it, Irina Gudeljevic.

Raportohet se rruga Zubin Potok- Zupce është e mbyllur përkohësisht. Nderkohe qe ne Mitrovice kane protestuar sot punonjes serbe te shendetesise. Ata bllokuan dy urat në Mitrovicë, duke paralizuar qarkullimin me autoambulanca. Ata protestuan me sirena alarmi dhe pankarta ku shkruhet “Ne nuk jemi institucione paralele” dhe “Kosova është Serbi”.

Vrasja e policit, hetime për një shqiptar

Një shqiptar nga jugu i Mitrovicës është në mesin e tetë personave të cilët dyshohen për përfshirje në vrasjen e policit të Njësisë Speciale, Enver Zymberi.

Sipas Telegrafit, lajmi është konfirmuar nga njëri prej hetuesve të ngjarjeve të fundit në veri, kryeprokurori i Qarkut të Mitrovicës, Shyqri Syla.

Syla ka njoftuar se shqiptari i përfshirë në “listën e zezë”, dyshohet se ka ndihmuar autorët e krimit.

“Përveç gjashtë të dyshuarve për vrasje të cilët janë banorë të Zubin-Potokut e rrethinës së këtij qyteti, prokuroria ka në listë si të dyshuar edhe dy persona të tjerë, njëri serb dhe njëri shqiptar, të cilët dyshohen për veprën penale të dhënies së ndihmës autorëve për kryerjen e veprës penale”, ka njoftuar Syla.

Enver Zymberi, polici hero

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vendosi dekorimin e policit te njesise speciale te policise, Enver Zymberi, i cili humbi jetën në krye të detyrës.

Enver Zymberi u dekorua për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi nderroi jetë si pasojë e plagëve të marra në një pritë në komunën e Zubin Potokut, gjatë operacionit te 26 korrikut ne veri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Arrestohen tre aktivistë të Vetëvendosjes
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren tre aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ishin mbledhur para Kuvendit Komunal për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj projektligjit për Qendrën Historike të qytetit, që po shqyrtohet nga asambleja komunale.
Kosovë, deputetët injorojnë gjykatën
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë injoruar kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për t’u përgjigjur mbi imunitetin e tyre. Veriu, EULEX studion kthimin e doganierëve
Misioni EULEX po shqyrton me institucionet e Kosovës mundësitë për rivendosjen e agjentëve doganorë në pikat kufitare në veri të Kosovës.
Limaj: Thaci, një hipokrit
Ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj, e quan jo kushtetuese kërkesën të cilën qeveria e Kosovës ia bëri Gjykatës Kushtetuese për të zgjidhur cështjen e imunitetit të deputetëve. Haga: Haradinaj, gjykim të drejtë
Gjykata ndërkombëtare e Hagës shpreson që gjykimi ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të jetë i drejtë.

Lajmet kryesore

Wollfarth: Në Shqipëri duhet dialog politik
"Vullnet të sinqertë për kompromis"
Vrasja në Tiranë, arrestohet një person
Përmbarimi bllokon financat e ministrive
Gjermani, shmanget sulmi terrorist

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›