E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Ballistët’ nuk shkojnë në Beograd as ‘Grobari’ në Shkup

Nga Express më 08 korrik 2011 në ora 11:51

Të mërkurën e ardhshme pritet të jetë shumë nxehtë në Beograd.

Në kryeqytetin serb do të zhvillohet ndeshja e parë kualifikuese e rrethit të dytë për Ligën e Kampionëve mes kampionit serb, Partizanit dhe atij maqedonas, Shkëndisë së Tetovës.

UEFA ka njoftuar se këtë takim e cilëson me rrezik të lartë, pasi bëhet fjalë për një sfidë mes një ekipi serb dhe atij shqiptar.

Mirëpo, sportal.rs ka mësuar se UEFA në bashkëpunim me të dyja klubet janë pajtuar që tifozët shqiptarë ‘Ballistët’ të mos udhëtojnë drejt Beogradit, por as ata serb ‘Grobari’ mos te shkojnë në Shkup për t’i përkrahur skuadrat e tyre.

Sipas këtij mediumi serb, palët kanë arritur këtë pajtueshmëri me qëllim që të shmangen ekseset e ndryshme të mundshme mes tifozëve shqiptarë dhe atyre serbë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›