Bogdani, drejt Spezias

Nga Express më 08 korrik 2011 në ora 11:48
Sezonin e ardhshëm Eiorn Bogdani ka gjasa të luajë në Liga Pro (ligën e tretë italiane), përkatësisht te skuadra e Spezias. Kjo duke e pabesueshme, por sipas tuttomercatoweb.com, klubi nga Serie C ka arritur një marrëveshje me reprezentuesin shqiptar, i cili sezonin e fundit luajti me Cesean në Serie A.
Sipas medieve italiane, drejtuesit e Spezias kanë filluar investimet në klub pasi me çdo kushte synojnë rikthimin në Serie B. Ish sulmuesi i Chievos, i Sienës e i Livorons është objektiv edhe i disa ekipeve tjera në Itali dhe jashtë saj.