E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Falja e gjakut’ në kinematë amerikane

Filmi shqiptar ‘Falja e gjakut’ i regjisorit amerikan Joshua Martson do të pushtojë kinematë amerikane këtë fundjavë.

Premiera e filmit “Falja gjakut”, me interpretim të aktorëve Refet Abazit, Tristan Halilaj dhe Sindi Laçej, do të shfaqet këtë të premte me 24 shkurt në kinematë e New Yorkut në ‘Sunshine Theater’ dhe ‘Lincoln Plaza Cinemas’ dhe në Los Angeles në kinemanë “Nuart”, transmeton Shqipmedia.

Në prag të premierës janë shfaqur dhe kritikat e para nga kritikë amerikanë të filmit për “Falja e Gjakut”. Kritiku i mirënjohur Nik Leshi sjell komentet e para mbi filmin, i cili shkruan: “Performancat e gjithë aktorëve janë të mahnitshme, sidomos ajo e Refet Abazit në rolin e Markut, babai, ku çdo moment i tij në ekran është si rrufe e bllokuar në një shishe që pret të shpërthejë. Ai është simpatik, fisnik, e plot me zemërim të drejtë dhe vë në dukje rrezikun e drejtpërdrejt në sipërfaqe.

Performancat më të shkëlqyera janë nga Tristan Halilaj në rolin e Nik dhe Sindi Laçej në rolin e Rudinës. Kjo është puna e parë prej aktorësh për të dy të rinjtë dhe ata arrijnë të sjellin një besueshmëri të vërtetë në karakteret e tyre. Niku transformohet nga një djalë me ëndrra rinore për të hapur një internet-kafe deri tek një djalë gati i çmendur i cili është i etur për liri, i bllokuar brenda mureve të shtëpisë së tij dhe në burgun e trupit të tij të adoleshentëve. Udhëtimi i Rudinës është edhe më i copëtuar pasi që ajo shfaqet si një vajzë e lumtur që ndan çdo gjë që e mëson në shkollë me të atin, por ajo shpejtë duhet të rritet dhe të bëhet shitëse në rrugë për të shpëtuar familjen e saj.

Veprimet e guximshme të Rudinës që shfaqen në fytyrën e saj gjatë krizës, për mua, ishin disa nga momentet më të mira të filmit. Marston bën një punë spektakolare në drejtimin e tyre dhe ndërtimin e instinkteve të tyre natyrore”, shkruar kritiku Leshi.

Gjithë shqiptarët që jetojnë në New York apo Los Angeles dhe duan të shohin filmin “Falja e Gjakut” mund t’ju drejtohen kinemave përkatëse për informata rreth orareve dhe biletave.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›