Shkëndija e Tetovës kundër Partizanit të Beogradit

Skuadra e Shkëndijës nga Tetova në eliminatoret për Ligën e Kampionëve Evropian në futboll nuk mundej të merë kundërshtar më të fortë se Partizanin e Beogradit. Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës, përballë vendosi këto dy skuadra.
Skuadra serbe vitin e kaluar në Ligën e Kampionëve, luajti në fazën e garave në grupe. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Beograd, më 12 ose 13 korrik, ndërsa ajo e kthimit një javë më vonë në Shkup. Ndërsa kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu në eliminatoret e Ligës së Kampionëve do të përballet me APOEL-in e Qipros.
Liga e Kampionëve, parakualifikimet:
Tre Fiori (San Marino) - Valletta (Maltë)
Santa Coloma (Andorë) - Dudelange (Luksemburg)
Liga e Kampionëve, xhiroja e dytë parakualifikuese:
Maccabi Haifa - Borac Banja Luka
Mogren - Litex Loveç
NK Maribor - Fituesi i ndeshjes Santa Coloma/Dudelange
Skenderbeu - APOEL
Slovan Bratislava - Tobol
Sturm Graz - Videoton
Zestafoni - Dacia Kishnjev
Dinamo Zagreb - Neftçi Baku
Pjunik - Viktoria Plzen
Partizan - Shkëndija’79
Fituesi i ndeshjes Tre Fiori/Valletta - Ekranas
Malmö - Torshavn
Shamrock Rovers - Flora Talin
Rosenborg - Breidablik
HJK Helsinki - Bangor City
Skonto Riga - Visla Krakov
Linfield - BATE Borisov /Alsat M/