‘Hartat e Ramës’ në Durrës

“Përballja, jo me tekste, por me pamje të kontinentit ku jetojmë prej shumë e shumë shekujsh, dhe me emrin e vendit tonë në mes të kontinentit, na bën të ndihemi edhe më në vështirësi, sepse vazhdojmë të jemi prapa portave të Europës së Bashkuar. Kjo nuk vjen nga historia, nuk vjen as nga gjeografia, as nga kultura, por thjesht dhe vetëm nga paaftësia e politikës që i ka pasur në dorë këta elementë, madje për një periudhë të mjaftueshme kohore për ta bërë këtë realitet”, deklaroi Rama.
Ekspozita përbëëhet nga 50 harta të trojeve arbnore, brenda një harku kohor prej 17 shekujsh. Pjesa më e madhe e këtyre hartave shfaqen për herë të parë. Po ashtu, në Durrës janë ekspozuar edhe afro 100 botime evropiane, të botuesve të huaj, të cilat flasin për turizmin dhe kulturën shqiptare.