E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Kosova’ e Buxhovit në Tiranë

Pas promovimeve të suksesshme në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në disa shtete perëndimore, libri në tri vëllime, "Kosova", i Jusuf Buxhovit, promovohet edhe në Tiranë.

Promovimi i kësaj vepre bëhet të mërkurën (sot), nga ora 10, në Universitetin Vitrina, dhe autori është ftuar që të mbajë ligjëratën "Çështja pellazge dhe shqiptarët".

Ndryshe, në Kosovë, libri ‘Kosova’ doli nga shtypi në fillim të këtij viti, dhe deri më tani është ribotuar disa herë, duke qëndruar në maje të listës së librave më të shitur. Libri i Buxhovit ka zgjuar reagime të shumta, përfshirë këtu edhe ato të Akademisë së Shkencave të Serbisë, akademikët e së cilës teoritë që i sjell autori rreth historisë së Kosovës i kanë cilësuar si të pabazuara.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›