E Diel, 1 Nëntor 2026

‘I zemëruari’ Springsteen

Rock ylli amerikan, Bruce Springsteen, po përgatitet të publikojë albumin e tij të 24 me radhë. Mediat amerikan pohojnë se ky do të jetë albumi më kritik i tij deri tani.

"Ai bën goxha fjalë për temat ekonomike”, deklaroi për ‘Hollywood Reporter’ një burim i afërt me këngëtarin, e i cili pati rast të dëgjonte një pjesë të materialit të incizuar.

"Bruce konsideron se ky është albumi më kritik i tij deri më tani”, shtoi burimi, duke sqaruar se pjesa më e madhe e këngëve të albumit janë shkruar para se të lindte lëvizja Occupy Wall Street.

Ndryshe, pritet që albumi të dal në treg diku nga mesi i muajit mars.

Springsteen dhe grupi i tij ‘E Street band’, ki cili në vitin 2011 mbeti pa dy anëtarë – Danny Federici dhe Clarence Clemons – tashmë kanë paralajmëruar se në muajin qershor do të mbajnë një seri koncertesh nëpër Britaninë e Madhe, e pastaj do të nisen për një turne nëpër Evropë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›