Përmendore Jusuf Gërvallës

30 vjet pas vrasjes dëshmori i kombit, Jusuf Gërvalla, është përjetësuar nëpërmjet një monumenti të ngritur në Pejë.
Shtatorja e lartë 1.80 metra do të qëndrojë në sheshin afër kinemasë së qytetit, i cila mban emrin e Gërvallës. Monumenti është vepër e skulptorit durrsak Idriz Balani, i cili ka punuar për muaj të tërë derisa nuk e finalizoi dhe nuk e nisi atë drejt Kosovës.
Jusuf Gërvalla konsiderohet si njëri prej promotorëve të luftës së Kosovës për pavarësi. Së këndejmi edhe rruga e mundimshme drejt krijimit të shtetit të Kosovës edhe filloi me derdhjen e gjakut e Jusuf Gërvallës (36-vjeçar), vëllait të tij, Bardhoshit, dhe mikut të tyre, Kadri Zekës. Ata u vranë nga ish-shërbimi sekret jugosllav (UDB) në vitin 1981, në Gjermaninë Perëndimore.