Këngëtarja e Luginës së Mbretërve

Varrezën e Nehmes Bastet, gjegjësisht të këngëtares së tempullit, e zbuloi një ekip arkeologësh nga Universiteti i Bazelit.
Në varrezë shkruan se Nehmes ishte një këngëtare e tempullit gjatë kohës së dinastisë së 22’të egjiptiane, mes viteve 945 dhe 721 të epokës së re.
Një zyrtar i Ministrisë egjiptiane të Antikës në Luksor i tha agjencisë së lajmeve AP se arkivoli me mbetjet e saj është pothuajse i paprekur, dhe se ai do të hapet kah fundi i kuaj jave. Zyrtari po ashtu tha se arkeologët shpresojnë se në arkivol ndodhet edhe mumia me maskë të varrimit sipër fytyrës.
Ekspertët nga Universiteti i Bazelit, të cilët edhe e zbuluan varrezën, konsiderojnë se ajo nuk është ndërtuar enkas për këngëtaren, por është adaptuar ndërkohë për të.
Nehmes jetoi para afro 3,000 viteve. Ajo ishte e bija e mugut të madh egjiptian, Amon.