E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa League, “dënim” për Man Utd-in

Sir Alex Ferguson u detyrua të përgatitet për garën e ‘padëshiruar’ të Europa League, pasi Manchester United - njëri prej favoritëve në Ligën e Kampionëve- pësoi eliminim të papritur nga Baseli.

“Vitet e kaluara kanë qenë të shkëlqyeshme (në Ligën e Kampionëve”, tha Ferguson pas humbjes 2-1 nga Basel që e dërgoi skuadrën e tij në pozitën e tretë në Grupin C, të fituar nga Benfica. “Është humbje e jona sepse është gara më e mirë në botë, garë e mrekullueshme”, shtoi ai.

Ferguson nuk është i kënaqur me orarin e ngjeshur të angazhimeve, meqë ndeshjet e Europa League zhvillohen të enjteve, ndërsa në fundjavë i presin përballje të rëndësishme në Premierligë. “Është garë në të cilën kurrë nuk kam qenë me Unitedin, ka ndikim të madh te takimet në ligë, andaj nuk është ideale. Ky është dënimi që nuk u kualifikuam më tutje”, u shpreh ai.

United ka luajtur në Ligën e Kampionëve 17 herë nën drejtimin e Fergusonit dhe është kualifikuar nga faza e grupeve në të gjitha, përveç tri prej atyre rasteve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›