E Shtunë, 31 Tetor 2026

Higuain: Messi dhe Ronaldo janë fenomenalë

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain thotë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë lojtarë të shkëlqyeshëm, ndërsa ka refuzuar ta bëjë zgjedhjen në mes të njërit prej tyre.

Higuain luan përkrah Ronaldos në nivelin e klubeve, ndërsa është përkrah Messit në përfaqësuesen e Argjentinës, kështu që ai ka vetëm fjalë të mira për të dy lojtarët.

“Messi dhe Cristiano Ronaldo janë ‘bisha’. Nuk mund të zgjedh në mes tyre. Jam shumë me fat që luaj, si me Messin, ashtu dhe me Ronaldon dhe nuk dua të bëj krahasime ndërmjet tyre”, deklaroi Higuain për Radio Metro.

“Të dy lojtarët bëjnë gjëra të mëdha dhe e meritojnë të konsiderohen më të mirët në botë. Unë e shijoj periudhën në Madrid me Ronaldon dhe atë në Argjentinë me Messin”, përfundoi sulmuesi argjentinas.

Messi dhe Ronaldo ishin akterët kryesorë në El Clasicon e së dielës, ku Barcelona dhe Reali luajtën baras në Camp Nou, duke shënuar nga dy gola për kokë.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›