‘Rambo’ vdes si hero

Aktori, Silvester Stalone, do të shfaqet për herë të pestë në rolin e Rambos, që atë e bëri të njohur botërisht. Për herë të fundit Stalone luajti rolin e veteranit të famshëm nga Vietnami në vitin 2008.
Aktori i njohur hollivudian kohë më parë zbuloi se po shkruat skenarin për pjesën e fundit të rrëfimit për Rambon, dhe se po përgatiste një përfundim që e meritonte personazhi i tij më i dashur.
"E di që duhet të rrëfej edhe një tregim për Rambon. Ai duhet të vijë deri te një moment kur e kupton se cili në fakt është fati i tij. E fati i Rambos sigurisht që nuk është puna në ndonjë fermë apo tempull budist. Ai duhet të shkojë si hero... dhe unë pikërisht po punojë në këtë pjesë të skenarit”. deklaroi Stalone.