E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka panair të Unionit të Botuesve

Edhe pse ishte planifikuar që të mbahet mes datave 2 dhe 7 të maj, tani del se sivjet nuk do të mbahet fare panairi i librit, i organizuar nga Unioni i Botuesve të Kosovës.

“Definitivisht nuk do ta mbajmë panairin”, deklaron udhëheqësi i Unionit, Behxhet Bici, i cikli është edhe organizator i panairit.

Sipas tij, ndër arsyet më të rëndësishme për mosmbajtjen e edicionit të dytë të këtij panairi është përkrahja e ulët nga ana e Ministrisë së Kulturës. Kjo mbështetje, sipas Bicit, vetëm sa i kontribuon degradimit të mëtutjeshëm të ekspozimit të librit në Prishtinë.

“Shuma që na e premtoi Ministra është e pamjaftueshme për një panair që e meriton Prishtina”, thekson Bici.

Ndryshe, në pajtim me buxhetin e paraparë për mbështetjen e projekteve kulturore, Ministria e Kulturës për këtë panair ka ndarë 1,000 euro.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›