‘Shtëpia e Ligë’ e Agatha Christie
Ngjarja e këtij, sikurse edhe e romaneve të tjera të Agatha Christie, në vete bartë elemente misteri dhe drame, ndërsa ekipi filmik do të mundohet që këto ndjenja të transmetojë edhe në versionin e ekranizuar të këtij rrëfimi.
Kryepersonazhi i romanit është Charles Hauard, djali i komisarit të Scotland Yard, i cili në Egjipt njihet me një angleze të re. I magjepsur me të, ai i propozon martesë, por ajo e lutë të presin disa vjet, derisa të kthehen në Angli. Me t’u kthyer atje, Charles tenton që ta gjejë, por nga babai i saj e kupton se i është vrarë gjyshi...
Të dyshimtë janë të gjithë anëtarët e familjes, madje edhe tre nipat e tij... Këtu edhe fillon shtjellimi tashmë i njohur, me të cilin jemi mësuar në romanet e shkrimtares së njohur.
Fillimi i xhirimit të filmit është caktuar për gjysmën e dytë të këtij viti.
Neil Labute njihet, mes tjerash, me filmat “The Wicker Man” (2006), The Shape of Things”(2003), “In the Company of Men” (1997), “Possession” (2002), etj.