E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikona e komedisë Murphy

Eddie Murphy do të jetë aktori i parë të cilit do t’i jepet shpërblimi “Ikona e Komedisë”. Ceremonia zyrtare do të mbahet më 26 mars. Nga Express më 24 mars 2011 në ora 11:19

Çmimi ‘Ikona e Komedisë” u krijua me qëllim të nderimit të individëve që kanë kontribuar shumë për komedinë, dhe ndikimi i të cilëve paraqet frymëzim për brezat e ardhshëm, njoftuan mediat amerikane.

Ndryshe, Eddie Murphy është i njohur me rolet e tij në komeditë e shumta, si “Nutty Professor”, “Wheel of Fortune”, Dr. Dolittle 2”, “Metro”, “Norbit”, “Adventure of Pluto Nash”, etj.

Ceremonia e ndarjes së shpërblimit do të transmetohet më 10 prill, në MTV.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›