E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti shtyn fillimin e La Ligas

Nga Express më 19 gusht 2011 në ora 16:56

Xhiro e parë e La Ligas e paraparë të zhvillohej këtë fundjavë do të shtyhet për shkak të grevës së futbollistëve.

Bisedimet me LFP-n, që përfaqëson 42 klubet profesionale të futbollit që formojnë La Ligan dhe divizionin e dytë, nuk kanë sjell fryt.

Lajmi nënkupton se Spanja do të ketë prapambetje në kalendar me shumë pak hapësirë në dispozicion për të ricaktuar ndeshjet.

Euro 2012 fillon në qershor dhe e pamundëson Spanjën të kompenson ndeshjet në fund të kalendarit aktual pasi sezoni në La Liga përfundon më 13 maj.

AFE, që kërkon mbrojtje më të madhe për pagat e futbollistëve në klube që kanë hyrë në administrim financiar, javën e kaluar vendosën për të bojkotuar dy xhirot e para në dy ligat kryesore.

AFE ka thënë se rreth 50 milionë euro janë borxh i klubeve për më tepër se 200 futbollistë dhe se fondi emergjent prej 40 milionë eurosh i propozuar nga LFP nuk mjafton.

Disa klube tashmë kanë publikuar komunikata se stërvitjet janë shtyrë deri të martën e javës së ardhshme.

Real Madridi ka caktuar një stërvitje për të premten pasdite ndërsa Barcelona njoftoi se miqësorja kundër Napolit të hënën do të zhvillohet sipas planit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›