E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohen punimet shtyhet celja e pavionit etnografik

Shtatori i këtij viti ishte caktuar si afati përfundimtar i krijimit dhe çeljes së pavionit etnografik në Muzeun Historik Kombëtar, por prej disa muajsh puna për këtë pavion është pezulluar. Sipas drejtorit të Muzeut Luan Malltezi, shkak për ndaljen e punimeve është bërë një proces gjyqësor mes institucionit dhe firmës që kishte marë përsipër punimet.

“E vërteta është që puna për ngritjen e pavionit nuk po shkon ashtu siç ka qenë parashikuar më parë. Firma e ndërtimit, fituese e tenderit nënshkroi një kontratë me afat zbatimi 2008-13 janar 2009. Megjithatë, firma shpenzoi 11 milionë lekë të fondit shtetëror dhe punimet nuk janë bërë. Jemi në pritje të zgjidhjes së këtij problem”, tha Malltezi.

Pezullimi i punimve në hapsirën ku do të ngrihet pavioni i shumë-pritur i detyron drejtuesit të mos kenë më një datë, apo afat të çeljes  së tij.
 
“Sigurisht është një problem i vështirë për muzeun sepse nuk varet nga muzeu, por nga përfundimi i këtij procesi gjyqësor. Muzeu Historik Kombëtar ka siguruar një fond përkatës për të vazhduar punimet, por këto punime mund të vazhdojnë nëse mbaron procesi gjyqësor i lënë nga firma paraardhëse”, theksoi ai.

Qindra objekte presin nëpër magazina të ekspozohen për sytë e vizitorëve, ndërkohë që  krijimi i pavionit të Etnografisë ka qënë një nga projktet më të hershme të Muzeut. Nga ana tjetër ka nisur puna për një tjetër pavion, atë të krimeve të komunizmit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›