"Albanian folk dance" merr pjesë në festivalin e Mucias

Ansambli "Albanian folk dance" në datën 2 shtator do të marrë pjesë në festivalin e Mucias, në Spanjë ku do të marrin pjesë 20 grupe nga e gjithë bota. Ansambli përbëhet nga 20 anëtarë të cilët kryesohen nga koreografi Arian Sukniqi ndërsa programi me të cilin do të merret pjesë në këtë eveniment do të jetë i përbërë nga pjesë muzikore dhe valle tashmë të afirmuara ku do të prezantohen vlerat folklorike të Shqipërisë.
Ndërsa përsa i përket muzikalit të parë shqiptar, "Rituali i Jetës" pas suksesit që pati në Shqipëri do të shfaqet në disa vende të botës.
Autorët kanë ndërthurur në shfaqe “Rituali i jetës" bashkëkohoren dhe tradicionalen. Vepra është e konceptuar si një rrugëtim me jetën dhe ëshTë e ndarë në tre dimensione, që pËrcjell etapat kryesore të njeriut siç janë, lindja, martesa dhe vdekja.