E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘The Artist’ fiton edhe një çmim

Filmi pa zë ‘The Artist’ vazhdon suksesin e shpërblimeve, duke e marrë çmimin kryesor në Producers Guild Awards në Los Angeles.

Producenti Thomas Langmann mori shpërblimin për punën e tij në filmin pa zë, i cili javën e kaluar mblodhi tre shpërblime Golden Globe.

Për të marrë këtë shpërblim, filmi mundi nëntë të tjerë, përfshirë ‘The Descendants’, ‘War Horse’, ‘Moneyball’, ‘The Help’ dhe ‘Bridesmaids’.

Gjithashtu pati një sukses britanik për ‘Downton Abbey’, i cili fitoi në kategorinë televizive.

“Kur Michel Hazanavicius dhe unë ëndërruam bërjen e filmit ‘The Artist’, e dinim se po ëndërronim t’i shkruanim një letër dashurie kinemasë amerikane”, tha Langmann në fjalimin e pranimit të çmimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›