‘Venediku’ nis me filmin për fundamentalizmin

Në filmin e shpërblyer të regjisores Nair luajnë aktorët Riz Ahmed, Kate Hudson, Kiefer Suderlend dhe Liev Schreiber.
Drejtori i Festivalit në Venedik, Alberto Barbera, sqaroi se Nair ka bërë ekranizimin e romanit të pakistanezit Mohsin Hamid, i cili merret për çështjet aktuale të fundamentalizmit të cilitdo lloj.
"Festivali pra do të hapet nga një film që ofron shumë tema për meditim”, shtoi ai.
Në Vitin 2001 Nair është shpërblyer me “Luanin e Artë” në Venedik, për filmin "Monsoon Wedding", ndërsa në vitin 1991 ka fituar edhe Çmimin e revistës filmike ‘Ciak’, për filmin "Mississippi Masala".
Filmi "Fundamentalisti Ngurrues” është xhiruar në Atlanta, Stamboll, Lahore, New Delhi dhe New York, dhe si muzikë për të është shfrytëzuar kënga e re e muzicientit britanik, Peter Gabriel.
Programi zyrtar i Mostrës së 69’të do të publikohet më 26 korrik.