E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Topi i Artë’, të jetë spanjoll

Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta shpreson që ‘Topi i Artë i FIFAs-‘ për vitin 2012 t’i takojë një futbollisti spanjoll, pas suksesit të këtij vendi në ‘Euro 2012’.

Edhe pse Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo shihen si favoritë për ta rrëmbyer këtë trofe prestigjioz, lojtarët si Xavi Hernandez, Andres Iniesta e Iker Casillas, kanë ende gjasa për ta fituar këtë çmim individual.

“Shpresoj që njëri nga bashkëlojtarët tim nga ekipi kombëtar ta fitojë ‘Topin e Artë’. Sidoqoftë, shumë njerëz do t’i japin votat e tyre dhe ne vetëm duhet të presim dhe të shohim se çka do të ndodh”, deklaroi Iniesta në konferencë për shtyp.

Mesfushori ofanziv e përshëndeti paraqitjen e Spanjës në evenimentet e rëndësishme në vitet e fundit, duke shtuar se këto suksese e shkruan historinë e këtij vendi.

“Ky ekip e ka shkruar historinë dhe është legjendar. Gjëja më e rëndësishme është se ne i kemi bërë të lumtur njerëzit në Spanjë. Ne shpresojmë që të vazhdojmë me paraqitje si këto”, vazhdoi Iniesta.

‘Stuhia e Kuqe’ do ta fillojë kampanjën kualifikuese për Botërorin 2014 me ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, më 11 shtator.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›