E Diel, 1 Nëntor 2026

“50 -vjeçari i vdekur” zgjohet në morg

Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 18:00

Një 50- vjeçar nga Afrika Jugore është zgjuar në morg, ku ishte dërguar nga familjarët e tij pasi ata menduan se ai kishte vdekur.

Në momentin që e ka parë veten brenda një arkivoli, 50- vjeçari ka ulëritur duke trembur për vdekje punonjësit.

Familjarët e tij kishin menduar se kishte vdekur, pasi nuk mundën ta zgjonin nga gjumi i thellë të dielën. Ata kontaktuan morgun dhe ua dorëzuan atyre, për ta bërë gati për ceremoninë mortore.

50- vjeçari qëndroi 24 orë brenda arkivolit të morgut, përpara se të zgjohej i terrorizuar. Pas shokut të momentit, dy punonjësit e morgut lajmëruan një ambulancë.

Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është dërguar menjëherë në spital ku po trajtohet për shkak të dehidratimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›