E Diel, 1 Nëntor 2026

James Franco shkrimtar

Aktori James Franco do të nxjerrë së shpejti romanin e parë me titull 'Actors Anonymous', libër i frymëzuar nga eksperiencat e tij në Hollywood.

Ky është romani i parë për 33-vjeçarin, por jo libri i tij i parë sepse ai ka botuar edhe një përmbledhje me tregime të shkurtra me titull “Palo Alto”.

Përsa i përket karrierës së tij kinematografike, Franco së shpejti mund të interpretojë themeluesin e revistës për të rritur ‘Playboy’, Hugh Hefner, në filmin biografik për Linda Lovelace, një ish-aktore pornografie.

Aktori 33-vjeçar është në bisedime për të luajtur rolin e Hefnerit kur ka qenë i ri, pasi tashmë mbreti i “lepurushave” të ‘Playboy’ është 85 vjeç.

Sipas ‘Variety’, Franco mund t’i bashkohet në këtë film aktores Amanda Seyfried, e cila do të ketë rolin kryesor, atë të Linda Lovelace. Protagonisti i filmit ‘127 Hours’ do të jetë në sheshxhirim vetëm një ditë ku do të xhirohet skena kur Linda Lovelace shkon të vizitojë themeluesin e ‘Playboy’.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›