E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Cunami” i 22 majit “përmbyt” të majtën spanjolle

Nga Express më 23 maj 2011 në ora 12:34

Triumf historik i të djathtës spanjolle, qeveris në 11 nga 13 njësitë zgjedhore- ishte sot titulli i gazetës më të madhe në Spanjë, El Pais.

Socialistët kanë arritur rezultatin më të keq në historinë e tyre në zgjedhjet lokale.

Cunami i zgjedhjeve lokale të 22 majit e gjen të majtën spanjolle(PSOE) me një nga rezultatet më të dobëta në zgjedhje lokale(27.8 për qind të votave), afro 10 për qind më pak në mbështetje, si dhe me 2 milionë vota më pak se të djathtët e Partisë Popullore, që nga ana e saj arriti të dyfishojë distancën me rivalët e tyre, e që shërben si hyrje në humbjen së socialistëve për zgjedhjet e përgjithshme të vitit që vjen.

Partia Socialiste e kryesuar nga kryeministri i vendit ka humbur 1.5 milion vota krahasuar me rezultatet e vitit 2007. Kryeministri, José Luis Rodriguez Zapatero, e ka pranuar këtë dështim elektoral, duke e lidhur ndëshkimin e rreptë që pësoi në këto zgjedhje me tri vitet e krizës ekonomike që kanë përfshirë Spanjën.

Partia Popullore e kryesuar nga Mariano Rahoy, ka arritur rezultatin më të mirë në historinë e saj, me një përqindje mbështetjeje prej 37.8 për qind, që do të thotë 400 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e vitit 2007.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›