Mbi 30 të vdekur si pasojë e tornadove në SHBA
Një fatkeqësi natyrore ka goditur gjatë fundjavës shtetin amerikan, Missouri, për të cilën është shprehur edhe presidenti amerikan, Barack Obama, sipas të cilit Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave i është përgjigjur menjëherë nevojave në terren.
Si pasojë e serisë së stuhive, që ka goditur të dielën Missourin në SHBA, kanë humbur jetën të paktën tridhjetë persona, njoftuan zyrtarët e qytetit Joplin, Mo,ku është shënuar numri më i madh i viktimave.
“Shkatërrimet janë tmerrësisht të mëdha,” u ka deklaruar Guvernatori i qytetit, Jay Nixon, medieve vendore. Sipas tij, ekipet e shpëtimit janë vu në veprim dhe dyshohet se numri i viktimave mund të jetë më i madh nga ky që është identifikuar deri më tash.
Obama reagoi menjëherë pas kësaj fatkeqësie, duke lavdëruar punën e Agjencisë për Menaxhimin e situatave Emergjente, duke theksuar se ajo është përgjigjur menjëherë, për të përmbushur nevojat në terren.
Tornadot në SHBA janë dukuri e shpeshtë, mirëpo në shumicën e rasteve ato nuk lënë pas numër kaq të madh të viktimave dhe shkatërrime, si ato që u regjistruan në Missouri.