“Dita e parë” e Mitt Romney

Fillon kështu, duke simuluar atë që do të bënte ditën e parë me të mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, spoti televiziv i fushatës presidenciale të ish-guvernatorit të Massachusetsit.
Kandidati republikan ka shpërndarë kështu videon e parë prej 30 sekondash, që do të transmetohet në televizionet amerikane me titullin “Day One”, që do të thotë “Dita e parë”.
Fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara është ashpërsuar së tepërmi në javët e fundit, me dy rivalët, Romney dhe Obama, që kanë bërë spote publicitare dhe dokumentare kundër njëri-tjetrit.
Para pak ditësh, me synimin për të sulmuar presidentin Obama me teori imagjinare mbi fëmijërinë e tij, doli në internet një film me titullin “Ëndrra nga Babai i Vërtetë”.
Filmi në fjalë sugjeronte se babai i vërtetë i Obamës nuk ishte një student nga Kenia, por Frank Marshall Davis, një gazetar amerikan me ngjyrë dhe militant komunist.
Një hipotezë kjo, me siguri e pabazuar në asnjë provë, por që u kthye si bumerang pasi hodhi poshtë hipotezën që presidenti i parë me ngjyrë të ketë lindur në Afrikë, siç deklarojnë prej vitesh ithtarët e Tea Party.
Ndërsa më herët, personeli elektoral i presidentit Obama publikoi një reklamë përmes të cilës kërkonte të shfrynte rekordin e punësimit të kandidatit rival Mitt Romney.