E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia i “tregon muskujt” BE-së

Vetëm pak ditë para fillimit të takimit të nivelit të lartë të NATO-s, Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, dhe kreu i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, më në fund u ftuan të marrin pjesë në takimin e Chicagos. Vonesa ishte rezultat i kundërshtimit nga Turqia, të asaj që Ankaraja e shikon si mungesë të trajtimit të barabartë mes zyrtarëve të NATO-s dhe atyre të BE-së.

"Shumë vende pyetën se pse dy zyrtarë të lartë të BE-së janë ftuar, ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nuk është ftuar. Së dyti, pse nuk janë ftuar organizata të tjera ndërkombëtare dhe rajonale, që gjithashtu bashkëpunojnë me NATO-n, të cilat mendohej se do të ishin ftuar"?, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Selcuk Unal.

Sipas Unal, mosmarrëveshja u zgjidh pasi u ra dakord që udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së takimit dhe në disa sesione të tij, përfshirë ato ku do të diskutohet rreth Afganistanit.

Vonesat e anëtarësimit të Turqisë në BE shihen si faktori kryesor që Ankaraja u angazhua një këtë mosmarrëveshje diplomatike para takimit të Çikagos, thotë ish-diplomati i lartë turk, Sinan Ulgen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›